Mbase fakti që s’janë parë më së bashku i ka bërë ndjékësit të dyshòjnë se dy këngëtaret, Kida dhe Fifi, s’i kanë mirë raportet mes tyre e s’flasin më me njëra-tjetrën.
Këto fjalë shkuan deri në veshin e Fifit, teksa dikush e ka pyetur hapur për raportin me këngëtaren, për t’i dhënë fund dyshímeve.
“A flet me Kidën, sepse të gjithë thonë që i keni të këqija raportet”- e pyet dikush, ndërsa Fifi ia kthen menjëherë:
“Thuaja zemër”- duke etiketuar Kidën e duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre në fakt është shumë e mirë.
Në fakt, rrjeti po ziente gjithashtu nga lajmet që Fifi dhe Luana i kanë príshur raportet, pasi në ditëlindjen e Fifit mungoi urimi publik i moderatores.
Shoqëria e tyre u vu në dyshím në ditëlindjen e Fifit, pasi kudo u vu re mungesa e Luanës.
Si fillim, nuk pati asnjë urim publik nga ana e saj, ndërkohë që gjithë miqtë vendosën të bënin postim në rrjete sociale për të.
Më vonë ndjekësit kuptuan se Luana nuk kishte qenë e pranishme as në festën e ditëlindjes së Fifit.
Fifi festoi 27-vjetorin me miq të shumtë e personazhe VIP, por Luana s’u duk gjëkundi.
Kështu, nisën aludímet se dy vajzat nuk kishin më të njëjtën marrëdhënie e se ndoshta nuk flisnin më me njëra-tjetrën.
Mirëpo të gjitha këto dyshíme i ka sqaruar Fifi ditën e sotme. Këngëtarja ka treguar se Luana e ka uruar privatësisht dhe se nuk do të thotë gjë një postim që mungoi në rrjete sociale.
“E kam marr urimin në privat. Ajo është e rëndësishme. Jo çdo dashuri duhet të publikohet”.