Pas një mungese të gjatë në ekran, Jona Spahiut ju besua drejtimi i spektalit më të ri të humorit “Kosherja”.

Përkrah Bes Kallakut ajo ja ka dalë mbanë ta drejtojë më së miri këtë format, që edhe për të ishte një eksperiencë krejtësisht e re.

Edhe pse Jona ka vite që është pjesë e ekranit, emocionet për të janë të pashmàngshme sa herë del para kamerave, ndàj asaj i duhet të bëj disa herë prova për të arritur perfeksionin.EKSKLUZIVE: Jona Spahiu bëhet nënë për herë të parë, publikohen fotot –  iconstyle.al

Dhe do thoni ju ku mund të bëhen më mirë provat për të larguar emocíonet? E ku tjetër më mirë se në tualet!

Ashtu si shumë të tjerë Jona preferon që të praktikohet brenda në tualet, sepse është një metodë e mirë për të memorizuar dhe për të hequr pasiguritë.

Këtë gjë e ka treguar njëra prej aktoreve të “Kosheres”, Algiona Aga, e cila ka publikuar një video të Jonës duke përsëritur një tekst me vete.

“Ky është vendi i çelësit të suksesit”, ka shkruar Algiona me shaka.

Ndërkohë kujtojmë se para nisjes së spektaklit, Jona tregoi se ajo mori ofertën për moderim nga Altin Basha dhe se kjo gjë i erdhi papritur.

“Më gjeti të papërgatitur oferta e Altinit. Unë jam nga ata njerëzit që jam shumë selektiv që nuk qesh lehtë. Kam një burrë që më bën shumë për të qeshur. Kemi një grup shumë interesant vetëm qeshim. Madje edhe shumë nga tekstet e ‘Kosheres’ i lexojmë. Nuk e di se si do të përshtatem, por duket që është një frymë shumë pozitive”, u shpreh Jona para nisjes së “Kosheres” gjatë një interviste.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!