Ballina Showbiz Zot ruaje! Fero publikon foton e parë me vajzën dhe zbulon emrin...

Zot ruaje! Fero publikon foton e parë me vajzën dhe zbulon emrin e saj (FOTO)

Dita e sotme ishte një bekim për çiftin Arbenita-Fero! Dyshja janë bërë prindër për herë të parë me një vajzë.

Arbenita ishte e para që dha lajmin e bukur për ndjékësit e saj. Ajo publikoi një foto në Instagram menjëherë pas lindjes, ku shihet duke mbajtur në krahë vogëlushen.

Imazhin e saj ajo e mbuloi me figurën e një zemre, për të rujatur privatësinë e vajzës së porsalindur.Arbenita and Fero, first time parents - Showbiz dhe TV

“24.04”, shkroi Arbenita përkrah fotos, duke zbuluar kështu ditën e ardhjes në jetë të vajzës.

Ndërkohë Fero ka ndarë i pari foton e parë familjare. Ai postuar në Instagram imazhin e parë përkrah Arbenitës dhe të voglës së tyre.

Fero dhe Arbenita duket se i kanë sytë të mbushur me lot nga gëzimi! Reperi ka zbuluar me publikimin e fotos dhe emrin e vogëlushes.

“24.04.21 Faleminderit Allah! Princeshë Nina. Kënga më e mirë që kam bërë”, ka shkruar Fero përkrah fotos.

Emri Nina rrejdh nga hebraishtja dhe do të thotë Zoti është i hirshëm dhe mund të vijë gjithashtu nga gjuha spanjolle që do të thotë “vajzë e vogël”.

Gjithashtu Fero ka publikuar foton e dorës së vajzës, ku janë shënuar të gjitha të dhënat e lindjes. E vogla ka lindur në orën 1:31 pas mesnate dhe peshon 3610g.

error: Alert: Content is protected !!