Mbrëmjen e sotme u trànsmetua në ekran puntata e radhës e emisionit “Për’Puthen 40+”.

Kësaj here ishte radha e takimit të Ndriçimit me Lindën, të cilët kanë krijuar pëlqim për njëri-tjetrin dhe po shfaqin çdo herë e më shumë afrimitet.

Ata realizuan një takim shumë romantik dhe për t’i hequr emocíonet Ndriçimit, Linda e ftoi atë në një kërcim.

Mirëpo, diçka e paprítur ndodhi në takimin e tyre. Teksa bisedonin me njëri-tjetrin, paprítur Ndriçimin e telefonoi ish-e dashura e tij.

Telefonin e kishte në dorë Linda, e cila u befísua nga kjo telefonatë. Ajo e pròvokoi Ndriçimin, duke e pyetur nëse mund t’i përgjigjet ajo.

Konkurrenti ia la në dorë Lindës të vepronte si të donte, ndërsa kjo e fundit vendosi ta refuzojë telefonatën.

Në studio u diskutua sërish kjo situatë e sikletshme, e cila e tensionoi Ndriçimin. Ai sqaroi se në telefon nuk ishte ish-gruaja, pasi me të kishte 20 vite që ishte ndàrë, por ish-e dashura që kishte 2 muaj që ishte ndàrë.

Konkurrenti tregoi se disa ditë më parë, ajo i kishte dërguar një mesazh ku i shkruante se kishte harruar disa gjëra në shtëpinë e tij, ndërsa u shpreh se besonte që kjo ishte arsyeja pse ajo e kishte telefonuar.

Megjithatë, asnjëra prej konkurrenteve nuk i besoi plotësisht fjalët e tij.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!