Ashtu siç ishte paralajmëruar nga autorja e këtij programi, Olsa Muhameti, Atdheu u rikthye në “Për’puthen”.

Pas hyrjes së tij, produksioni solli dhe një herë momente nga shérri me Antonelën.

“Unë u largova atë ditë se kisha një rast vdékje, unë erdha këtu që mos dilja fríkacak, por pastaj këtu u bënë shumë debàte ofénduese, dhe ika. Por që erdha të flas me Antonelën për debàtet që ndodhin”, tha Atdheu.

Ai pati një ballafaqim me Antonelën, ku më shumë se për t’u sqaruar me të, ata dukeshin se po zhvillonin një takim të mohuar ku konkurrentja u shpreh se kishte një pëlqim akoma për të dhe madje kërkoi me ngulm kthimin e Atdheut në program.

“Kam ardhur në emision dhe ke qenë një ndër pëlqimet e mia kryesore dhe nga krenaria që kemi të dy nuk kemi dalë kurrë bashkë. Gjithsesi pëlqimi ka mbetur dhe sot. Kur kam ardhur tek lokali kam ardhur për respektin që kisha për ty dhe për pëlqimin. Kur më the që po të çoj në shtëpi, e kisha besën. Ti u afrove i pari si mashkull, por nuk e prisja dhe ngaqë është një nga rregullat e emisionit që nuk duhet të takohemi e puthemi”, i tha Antonela.

Ditën e sotme, nëpërmjet postimeve në InstaStory, Antonela ka sqaruar edhe njëherë situatën duke u shprehur se ishte Elvisi ai që e kishte quajtur Atdheun ‘abùzues séksual’, duke shtùar se ajo s’e kishte thënë kurrë diçka të tillë.

“Parimet e mia, opinionet e mia dhe vlerat e mia morale nuk do të ndryshojnë në asnjë moment as nga situata e as nga rréthanat dhe që intégritetin tim dhe të fjalëve të mia nuk i hedhin dot hije të zeza disa njerëz që duan vëmendje, sepse nuk do më gjejnë në asnjë moment jo-koherente me veten dhe të tjerët.”- ka shkruar Antonela ndër të tjera.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!