Arbenita dhe Fero janë zyrtarisht prindër!

Pritjes së ëmbël i ka ardhur fund dhe në mëngjesin e sotëm Arbenita ka sjellë në jetë një vajzë.

Ajo ka publikuar një foto në Instagram menjëherë pas lindjes, ku shihet duke mbajtur në krahë vogëlushen.

Imazhin e saj ajo e ka mbuluar me figurën e një zemre, për të rujatur privatësinë e vajzës së porsalindur.

“24.04”, ka shkruar Arbenita përkrah fotos, duke zbuluar kështu ditën e ardhjes në jetë të vajzës.

Modelja nuk ka treguar të tjera detaje, si për shembull emri i vajzës apo si shkoi lindja për të. Vetëm pak ditë para se vogëlushja të vinte në jetë, Arbenita dhe Fero rrëfyen ndjesitë e tyre të para si prindër.

Fero tregoi se në fillim nuk e kishte besuar lajmin e shtatzënisë së Arbenitës, por me kalimin e kohës është mësuar me këtë fakt.

Ndërsa Arbenita tha se në fillim të shtatzënisë kishte pak komplikacione si gjithë gratë, por më pas gjithçka kaloi.Disa ditë pas dasmës, Arbenita zbulon se është 8 muajshe shtatzënë - Tv Klan

“Po e kaloj shumë mirë si periudhë. Në fillim kam pasur pak komplikime me të vjellat, kam humbur pak peshë, por në trisemestrin e tretë gjithçka është në rregull, tashmë po presim vetëm të vijë dita. Është shumë ndjenjë e veçantë, por dua të përjetojë atë momentin kur të lindë dhe ta kem në krahë se ai është moment i paharruar në jetë”, tha modelja.

Sa i përket të ardhmes së tyre, Fero tha se ai ka dëshirë të jetojë në Kosovë, por Gjermania është një vend më i sigurt për të qëndruar, sidomos për vajzën.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!