Arbana Osmani është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar.

Moderatorja e ‘Dua të të bëj të lumtur’ ka publikuar video të konkurrentes së “Për’Puthen”, Antonelës teksa kjo e fundit vishej në prapaskénë.

Në këtë imazhe, vihet re sesi Antonela përpiqet që të veshë një palë çorape mbi taka ndërkohë që ndihmohet dhe nga persona të tjerë.

“Pash Zotin çfarë je duke bërë Antonela? Nuk kam fjalë, nuk e di domethënë, ku i gjen këto veshje njëherë, ku i gjen”, i thotë Arbana.

“I ka çuar veshjet skenike në një tjetër nivel”, shkruan moderatorja në një story tjetër.

Arbana dallohet për çiltërsinë që e karakterizon dhe shpeshherë ndàn me ndjékësit detaje nga jeta e saj.

Në programin “Dua të të bëj të lumtur” përgjatë këtyre viteve kemi parë personazhe nga më të ndryshmit së fundmi ishin edhe vajzat e ‘PërPuthen’ teksa një nënë kërkonte nuse për djalin.

Prova e parë për vajzat ishte mënyra se si bënin qerasjen e miqve, ku nënë Selime eliminoi Sarën.

Prova e dytë për to ishte pastrimi i peshkut dhe nga kjo sfidë Selimja eliminoi Jasminën, ndërsa në provën e tretë vajzat duhet të varnin rrobat në tel, sfidë në të cilën u largua Ledjana.

Në fund vajzat e mbetura, Antonela dhe Aristela duhej të pastronin tapetet dhe të hekurosnin rrobat, sfida të cilat i kaloi me sukses sipas nënë Selimesë, Aristela.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!