Ballina Uncategorised Andi dhe Jasmina largohen nga 'PërPuthen', produksioni ka një kusht për to...

Andi dhe Jasmina largohen nga ‘PërPuthen’, produksioni ka një kusht për to (VIDEO)

Para disa ditësh, Andi tërhoqi deklaratën për Jasminën, duke u shprehur se nuk shihte një përputhje mes tyre.

Ai tha se ata nuk mund të kenë një të ardhme bashkë, pas debateve të forta që kanë pasur me njëri-tjetrin.

Pas kësaj ngjarje ata munguan për një kohë të gjatë në “Për’puthen” dhe sot u rikthyen të dy pas disa ditësh.

Ata pranuan se pas kësaj mungese janë qetësuar, por Jasmina shtoi se edhe ajo bie dakord me mendimin e Andit se nuk mund të ketë një të ardhme mes tyre.

“Kam qenë pak lëmsh, mendime, por besoj se më ka bërë mirë kjo periudha e pushimit dhe kam reflektuar. I kërkoj falje Andit nëse e kam mërzitur, stresuar, mbytur, por këto 3 muaj nuk do të doja që si eksperiencë ta kaloja me dikë tjetër. Jam shumë e lumtur që e kam njohur, por kam arritur në një konkluzion që sido të ketë shkuar marrëdhënia jonë, as unë nuk shikoj një të ardhme mes ne të dyve. Që nga fillimi ka nisur me zënka, por që po shtyhej, po shtyhej dhe përderisa nuk ka mirëkuptim nga asnjëra palë nuk mund të shkoj më tej. Ai u tërhoq shumë, nuk e bëri nga nervat, ishte një tërheqje që tregonte që nuk dua të kem të bëj me ty. Ne kemi të njëjtin karakter, unë nuk ulem ai nuk ulet dhe nuk bashkëpunojmë as unë, as ai”, tha Jasmina.

“Jam qetësuar shumë, nga familja janë të gjithë më mirë, kam reflektuar dhe tashmë ta shohim. Nuk jam person që pendohem. Jam falenderues që kam qenë pjesë e këtij emisioni dhe që kam njohur njerëz të ndryshëm dhe sidomos Jasminën. Vjen një pikë që keqkuptimet ndodhin dhe ndonjëherë degradojnë disa gjëra, por nuk e di, nuk ka fjalë mjaftueshëm për t’u shprehur. Janë disa gjëra që grumbullohen”, tha Andi nga ana tjetër.

Mirëpo më vonë ata lanë të kuptohet se do të donin të vazhdonin njohjen jashtë me njëri-tjetrin, sepse këto kohë kanë qenë gjithmonë nën presionin e kamerave dhe komenteve të njerëzve.

“Çfarë nuk sqarojmë dot këtu, ndoshta jashtë mund ta sqarojmë”, tha Andi.

Kështu, kërkesa e tyre u pranua dhe Bora tha se ata mund të njihen bashkë jashtë programit, por me një kusht.

“Jemi gati ta pranojmë këtë gjë, vetëm që ky çift të mos thyhet. Ju të dy largoheni nga programi, por do të keni një detyrim të fundit, që pas një muaji të vini dhe tregoni se çfarë ka ndodhur mes jush”, tha Bora.

Tashmë do të na duhet të presim e të shohim nëse kjo marrëdhënie mes tyre do të finalizohet apo jo me një lidhje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

A do jetë Stresi pjesë e koncertit të Noizyt? Ja ku e keni përgjigjen përfundimtare! (VIDEO)

“Alpha Show” do të jetë koncerti madhështor i Noizy-t! Shumë artistë shqiptarë e të huaj do të performojnë në skenën gjigante. Por a do të...

Ritem veror dhe tekst bànal, kjo është kënga e Era Istrefit dhe Mozzik që u anullua! (VIDEO)

Të gjithë po prisnim të dëgjonim për herë të parë një bashkëpunim mes dy artistëve më në zë të momentit, Mozzik dhe Era Istrefit. Vetë...

Noizy publikon këngën e re, Loredana pjesë e klipit si dikur me Mozzik! (FOTO)

Noizy ka publikuar këngën e tij më të re dhe surprizë: Ashtu siç u kishim njoftuar, në klip shfaqet edhe reperja Loredana! Kënga “Benzi i...

‘Alpha Show’ është gati! Noizy tregon se ç’pritet të ndodhë gjatë natës së sotme! (FOTO)

Prej disa javësh reperi i mirënjohur Noizy ka njoftuar për një koncert i cili do të bëjë bashkë fansat e tij të rinj, por...

Donaldi rikthen trekëndëshin e dashurisë, ja cili është dedikimi që po çménd rrjetin! (FOTO)

Të gjithë e dimë se pas ngjàrjeve të ndodhura në “Big Brother Vip” çdo tekst i Donaldit është një dedikim për Bora Zemanin. Qoftë për...
error: Alert: Content is protected !!