Tea Trifoni vazhdon të jetë njëri prej personazheve më të përfolura në Kosovë e Shqipëri. Ajo u bë e njohur në emisionin “PërPuthen”
Ish-konkurrentja e reality-showt më të ndjékur në Shqipëri është kthyer në personazh sepse publiku zgjodhi ta shohë ashtu dhe tani të rejat nga ajo janë interesante për të gjithë.
Tea Trifoni nuk po e përjeton réndë periudhën e ndàrjes nga Beart Rexhepi për të cilin i doli kundër edhe botës.
Ajo po vazhdon të shfaqet mjaftë e lumtur krahë personave të dashur sidomos kohët e fundit e shikojmë tepër të lidhur me motrën e saj Marian.
Mbase kjo kohë e ka bërë të reflektojë edhe më shumë duke vendosur që të bëj ndryshim drastik në pamje.
Këtë herë ajo ka vendosur zgjatime në flokë dhe i ka lyer në ngjyrë çokollatë të errët.
Nga flokët e shkurtër që kemi parë prej muajsh tek Tea, herë bjonde herë karrotë, tashmë duhet të mësoheni me Tean e re.
Ajo u ndà nga Bearti dhe që prej atij momenti nuk ka ndaluar së ndryshuari ‘look’-u e saj herë pas here.
Herë ngjyrën e flokëve, herë modelin e tani vjen ndryshimi i radhës. Po pas kësaj çfarë do ndodhë?