Ballina Magazina Gjoja në kërkim të dashurisë, ja si konkurrentët e ‘Për’Puthen’ po bëjnë...

Gjoja në kërkim të dashurisë, ja si konkurrentët e ‘Për’Puthen’ po bëjnë miliona (FOTO)

Shumë konkurrentë të emisionit “Për’puthen” kanë bërë lojëra shpërblyese, dhe duke marrë një popullaritet të madh të ndjékësve në rrjete sociale, e që këtë gjë e kanë kthyer në biznes.

Çmimi që të bëheni pjesë e këtyre lojërave shpërblyese është mbi 500 euro, ndërsa reklamimet e ndryshme për biznese sillen mbi 200 euro deri në 1500 euro. Në këtë çmim hyjnë postimet njëherë në ditë, disa herë në javë.

E që ky çmim ndryshon varësisht nga kërkesa e konkurrentëve.

Së fundmi, produksioni i “Për’Puthen”, ka krijuar një aplikacion që ka një parapagesë prej 3.99 ‎€ në muaj dhe në të shfaqen intervista, video, fotografi nga prapaskenat e emisionit dhe ngjarjeve të ndryshme, raporton Express.

Emisioni i dashurisë që për qellim ka të njoftoj të rinjtë shqiptarë së bashku dhe të përfundojnë në çifte.

E që tani është duke u zhvilluar sezoni i dytë i këtij programi, e në sezon të parë si çift nga emisioni doli Ina dhe Geri, por që më pas dyshja u ndan.  Ndërsa të tjerët vazhduan njohjen jashtë programit.

Në sezonin e dytë, çifti i parë ishte ai i Andit me Tean, por se kjo e fundit pas daljes së emisionit njoftoi që ishte në lidhje me ish-konkurrentin nga Kosova, Beartin.

Emisioni ka vazhduar duke marrë klikime të shumta, që shpeshherë është akuzuar se i gjithë programi është me skenar i përgatitur dhe e gjitha është vetëm për biznes.

Pasi gjatë këtij sezoni në media kanë qarkulluar shumë skandale të ndryshme, që nga fotografitë e Anës me Arjon Lulin, çifti Tea – Andi e që doli të jetë në lidhje me Beartin, akuzat për një lidhje të mundshme të Andit me Melisën, njohja e konkurrentëve edhe nga jashtë.

Tea në aplikacionin që kanë hapur me pagesë tregoi rreth ndarjes së saj nga Bearti, ku ndër të tjera tregoi edhe për marrëdhënien me Andin. Tani ky i fundit përmes disa postimeve në rrjetin social “Instagram” kërkon të rritet faqja e tij në “Facebook” që të tregoje historinë e tij.

Vlen të theksohet se i vetmi nga konkurrentët që nuk e ka parë famën si opsion për t’u pasuruar është konkurrenti nga Kërçova e Maqedonisë, Arsim Abduli.

Arsimi, i cili jeton në Zvicër u ofroi të gjithëve promovim falas, duke mos marr as edhe një cent për publikimet e bizneseve në faqen e tij – ndryshe nga të tjerët që me sa duket thjesht po shfrytëzojnë famën “e përkohshme”, për t’u pasuruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Jona Spahiu kàpet mat duke bërë prova në…banjo! (FOTO)

Pas një mungese të gjatë në ekran, Jona Spahiut ju besua drejtimi i spektalit më të ri të humorit “Kosherja”. Përkrah Bes Kallakut ajo ja...

Zbulohet personazhi kryesorë i filmit të ri Ermal Mamaqit, ja kush është (FOTO)

Ermal Mamaqi i vuri vulën suksesit të tij në kinematografi me dy filmat “2 gisht mjaltë” dhe “I Love Tropoja”. Këta filma u mirëpritën nga...

Mori ofertë nga ‘Kosherja’, Olsi Bylyku tregon arsyen përse refuzoi (VIDEO)

“Kosherja” është spektakli më i ri në ekranin e “Abc News”, i cili ka mbledhur disa nga aktorët më të mirë të humorit në...

Edhe një se u mbush! Princi i ‘PërPuthen’ i futet muzikës, është një ‘diss’ (VIDEO)

Shumë personazhe të “Për’Puthen” kanë zgjedhur të shfrytëzojnë në maksimum famën e tyre duke u bërë pjesë e muzikës. I fundit që i është bashkuar...

Ana tregohet e sinqertë: Ja përse u futa në ‘PërPuthen’, do ta përdor…

Ana Lleshi është konkurrentja e parë e përjashtuar nga emisioni “Për’Puthen”, e cila u kthye shumë shpejt në personazhin më të njohur e të...