Disa ditë më parë u njoftua se Floriana Garo do t’i bashkohej fushatës së Partisë Demokratike.

Ndërkohë është mësuar se moderatorja dhe modelja e njohur do të jetë zëdhënëse e fushatës së PD-së.

Së fundmi, ajo ka bërë daljen e parë zyrtare si zëdhënëse dhe ju është drejtuar të gjithëve me një mesazh. U angazhua tek PD, çfarë mendon Floriana Garo për Edi Ramën? - Opinion.alFloriana ka publikuar në Instagramin e saj një foto nga selia, teksa u shfaq para podiumit duke folur.

“Krenare të jem zëdhënëse e fushatës së Partisë Demokratike! Faleminderit për mbështetjen”, ka shkruar Floriana përkrah fotos së saj.

Por, si erdhi ftesa dhe çfarë e shtyu të bëhej pjesë e PD-së? Floriana është rrëfyer sot për “Kjo javë” në “News 24”. Pjesë nga Intervista: Si erdhi ftesa dhe çfarë e shtyu të bëhej pjesë e PD-së? Rrëfehet Floriana  Garo - iconstyle.al

Si erdhi ftesa?

Ishte një mendim i menduar prej disa kohësh, jo shumë, gjithmonë me bashkëshortin e kemi biseduar mundësinë e rikthimit në Shqipëri. Ai ka jetuar 28 vite në Zvicër por është shqiptar dhe patriotizmin e ka pasur brenda.

Kush ua bëri ftesën?

Ma bëri Lulzim Basha por unë vetë kam shprehur dëshirën për të kontribuar në PD. Ka qenë një vendim i diskutuar me familjen dhe isha e gatshme të jepja kontributin tim. Misioni do të vijojë, jam kthyer me këtë qëllim. Është e réndésishme që njeriu të provojë veten, por synimi është për të vijuar.Floriana Garo si  zëdhënëse e PD: Si do i pres sulmet e Ramës. Takimi me Bashën dhe ftesa që më bëri

Duke i parë gjërat nga jashtë çfarë ka qenë zhgénjyese nga qeveria?

Është marrë shumë me imazhin, me rregullimin e shesheve, disa rruga të vogla, e megjithatë bòrxhi është rritur dhe nuk janë bërë investime për të rregulluar jetën e shqiptarëve. Vjet është përfunduar një plazh i mrekullueshëm në Gjenevë, është bërë një plazh nga e para, muze, rruga nga e para, krejt falas për qytetarët dhe i gjithë ky projekt ka kushtuar 65 milionë franga. Kështu që i gjithë ky investim për kaq para. Këtu në Shqipëri bëhet 25 mln euro një kilometër rrugë. Njerëzit paguajnë për këtë gjë dhe kjo më ka bërë vërtetë të mendoj: kjo nuk është në rregull.La Zvicrën për fushatën e PD, Floriana Garo: Nuk është qejf i madh të  jetosh jashtë, dua që fëmijët e mi të rriten në Shqipëri - Balkanweb.com -  News24

Çfarë mendon për kryeministrin Rama?

Kryeministri është personi që e qeveris vendin, është personi që tregon këtë imazh, flet me imazh, është njeriu karzimatik që njerëzit thonë, por kaq. Njeriu duhet të mbahet mend për çfarë ka bërë dhe jo për imazhin. Ky është problemi për mua, por edhe arròganca e shprehur prej tij s’më ka pëlqyer. Sheh rrjetët e tij sociale sheh një lloj arrògance në foto, mënyrën se si i flet njerëzve, kështu që nuk jam dakord.Kush ua bëri ftesën për t'iu bashkuar PD-së? Floriana Garo e zbulon për  herë të parë dhe ka një mesazh për Ramën - Politike

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!