Moderatorja Arbana Osmani dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj, janë një ndër çiftet më të bukur të Instagram-it.

Ata janë partnerë jete, punojnë bashkë, udhëtojnë bashkë dhe rrisin fëmijët bashkë.

Së fundmi, çifti është bekuar me një bebush të cilit i vendosën emrin më të veçantë që kishim dëgjuar, Diell.

Shpeshherë në rrjete sociale, moderatorja na “servir” momente të ndryshme nga përditshmëria e saj, ashtu siç ka bërë edhe sot.

Ajo dhe Eduarti kanë udhëtuar të dy me makinë për të shkuar diku, mirëpo kanë nisur ankesat!

Arbana, e cila dikur dëgjonte muzikë në makinë, tashmë dëgjon ndeshjet e futbollit, të cilat partneri i saj i ndjék me ëndje.

Pikërisht në “problemin” e moderatores gjetën veten shumë femra!

“Nuk e di domethënë, pse jeta ime përfundoi kështu”- shkruan Arbana me humor, teksa tregon Eduartin të fokusuar tek ndeshja.

“Jeta jote është bërë më e bukur, larmi. Art, sport, televizion… Kaq”- tha Eduarti duke e bërë Arbanën të qeshë.

“Po shikojmë Vllazninë, dikur dëgjoja muzikë në makinë.”- shkruan ajo krahas videos.

Po, e dimë që ndàni të njëjtin hall me Arbanën dhe partnerët s’ju lejojnë të dëgjoni gjithmonë ç’ju do qejfi ju në makinë!

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!