Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” që transmetohet në Tv Klan, ishte i ftuar ditën e sotme babai i një djali me síndromën down.

I ati rrëfeu historinë e të birit dhe ndër të tjera u shpreh se Vilsoni, 11 vjeç e pëlqen shumë moderatoren e emisionit të humorit “Klanifornia” dhe për këtë arsye Arditi ia bëri surprízë Vilsonit praninë e bukuroshes së ekranit.

Në momentin që Vilsoni pa Marinën gëzimi i madh shihej qartë në fytyrën e tij, i cili vrapoi për ta përqafuar. Moderatorja e e puthi në faqe, duke i lënë një shenjë me buzëkuq, por 11-vjeçari kërkoi që t’ja fshijë sepse në të kundërt do t’i bëhet xhéloze e dashura. Ky veprim i Vilsonit shkaktoi mjaft të qeshura në studio.Marina Vjollca e puth dhe i lë shenjë, djali kërkon ta fshije: Ti ke burrin,  më bëhet xheloze e dashura - Tv Klan

Marina Vjollca: Të ta fshi apo do e mbash kujtim?

Vilsoni: Jo.

Ardit Gjebrea: Mos mo ta kishe mbajtur kujtim.

Vilsoni: Jo, jo.

Ardit Gjebrea: Pse ta shikon ndonjë dhe bëhet xhéloze?

Vilsoni: Po.

Marina Vjollca: Kush bëhet xhéloze more?Ka një mesazh për ty - Marina Vjollca surprizon Vilsonin! (21 Mars 2021) -  Tv Klan

Vilsoni: E dashura.

Marina Vjollca: Vilson, nuk jam unë e dashura jote?

Vilsoni: Jo ti ke burrin.

Marina Vjollca: Ku e di ti që kam burrin unë mo?

Vilsoni: Po e di.

Marina Vjollca: E kush është e dashura jote, si e ka emrin?

Vilsoni: Ledi.

Marina Vjollca: Unë po bëhem xheloze.

Vilsoni: Jo, jo mos u bëj.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!