Aktorja e njohur gjermane Meryem Uzerli, u bë tepër e famshme për publikun shqiptar me rolin e saj si “Sulltanesha Hyrrem” në serialin turk “Sulejmani i madhërishëm”.

Bukuroshja kokëkuqe është kthyer në një ndër aktoret e preferuara të vendit dhe të gjithë e identifikojnë me flokët e kuqe.

Mirëpo, pamja e re e aktores ka habitur fansat. Ajo është shfaqur me flokë lejla, me siguri për ndonjë rol, ndërsa ndjékësit nuk e kanë njohur!https://www.photojoiner.net/image/sY5tFtTa

Së fundmi, Meyrem Uzerli është bërë nënë për herë të dytë duke publikuar foto me bebushen e sapolindur.

“Dje, 08.01.2021 Më e dashura ime Lily Koi, Lara Jemima, babai dhe unë jemi shumë të lumtur të mirëpresim në familjen tonë. Jemi aq të bekuar dhe të lumtur që u bashkuar me ne”, shkruan aktorja.

Megjithëse e ka ruajtur hermetike jetën e saj private, “Hyrrem” ka folur së fundmi për babanë e fëmijës.https://www.photojoiner.net/image/KsjzIKzi

Gjatë një interviste së fundmi, aktorja ka treguar se partneri është amerikan dhe është zhvendosur në Gjermani për të jetuar me të dhe vajzën e saj.

“Nuk jam vetëm. Kam dikë special në jetën time. Ai është amerikan. U zhvendos në Gjermani për mua dhe Laran”- rrëfeu Meryem.https://www.photojoiner.net/image/hOZ4borF

Ajo sqaroi se mashkulli që i ka vjédhur zemrën nuk e dinte që aktorja ishte e famshme në Turqi, ndërsa këtë detaj e mësoi më vonë.

E pyetur nëse ndihet gati të martohet, “Hyrrem” u përgjigj:

“Jemi në vitin e koronës. Nuk kam ëndërruar një dasmë me màska. Të shohim ç’do ndodhë”

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!