Aktori dhe producenti i njohur Ermal Mamaqi feston sot ditëlindjen dhe ka marrë surprizën e bukur në shtëpi.
Ai ka pozuar me tortën e ditëlindjes, teksa shkruan me humor:
“Kam ditlindjen sot!
Nuk e di ça moshe jam.
Më ka ngel kalendari te 23vjeç.😎🤪
21.03.21” Të shumtë janë ata që e kanë uruar Ermalin për ditëlindjen, e cila e ka gjetur në kohë pandemie dhe në pamundësi për një festë më të madhe.
Ermal Mamaqi i vuri vulën suksesit të tij në kinematografi me dy filmat “2 gisht mjaltë” dhe “I Love Tropoja”.
Këta filma u mirëpritën nga publiku dhe pati mjaft komente poiztive për to.
Ndërkohë kohët e fundit ai është tërhequr nga ekrani i madh, për t’u përqëndruar më shumë tek pasioni i ri si “motivitional speaker”.