Një nga konkùrrentet e emisionit më të ri “Për’puthen 40+” është Erlinda Ogreni, të cilën vajza 12-vjeçare e nxíti të jetë pjesë e formatit të dashurisë.

Së fundmi, Erlinda tregoi në emsionin “Shqipëria Live” se çfarë i tha e bija pasi e pa në ekran.

“I pëlqeu që mami doli në ekran, nuk e kam lejuar të fùtet në rrjetet sociale dhe të lexojë komentet. Megjithatë e kam mësuar se tùrp nuk është kjo që po bëj unë, ka gjëra të tjera. Vajza ka vite që kërkon që të kem një njohje, një lidhje. Më ka kërkuar dhe vëlla e motër në të shkuarën. Ajo insistonte dhe thashë pse jo, ta provoj, të njoh disa persona për një herë. Në jetën e përditshme është e pamundur që të ndodhë. Këtu janë disi të përzgjedhur”, u shpreh Erlinda.

Ndër të tjera, ajo u shpreh se ka pasur komente pa fund, por nuk i ka lexuar ato që i janë bërë në Instagram, pasi ka frikë nga opinioni që mund të ketë krijuar publiku për të.

“Të afërmit më dhanë krítika shumë të mira. Në rrjetet sociale nuk i kam lexuar akoma, kam frikë”.

Ajo nuk tregon nëse “i ka vénë syrin” ndonjërit prej konkùrréntëve apo kë pëlqeu me shikim të parë dhe shton se për të “është ende herët”

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!