Pak ditë më parë Bearti konfirmoi ndarjen nga Tea me anë të një statusi në rrjete sociale.  Ai deklaroi se i kanë dhënë fund lídhjes për të mos u rikthyer më kurrë me njëri-tjetrin.

“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, shkroi Bearti.

Ish-konkurrentja e ‘Për’Puthen’,  Tea është hapur për herë të parë me ndjekësit për ndarjen e tyre.

Ajo ka pranuar publikisht ndarjen dhe ka treguar se kanë pasur arsye të forta për këtë vendim.

“A është e vërtetë që je nda nga Bearti?” dhe përgjigja e teas ishte troç, ‘PO’!

E ndërsa u pyet se a kanë qenë arsye të mëdha që janë ndarë, ish-konkurrentja e pohoi një gjë të tillë duke thënë: ‘Sigurisht’!

E pyetur rreth gjendjes shpirtërore Tea është shprehur: “Kam qenë më mirë dhe do të jem më mirë”.

Kujtojmë se “Prive” ka bërë të ditur se dyshja janë ndarë pasi kanë botëkuptime të ndryshme.

Menjëherë pas ndarjes, Tea ka marrë një vendim të papritur për të bërë një ndryshim në pamje.  Ajo ka hequr dorë nga flokët portokalli dhe i ka lyer në ngjyrë gështenjë.

Për më tepër ish-konkurrentja ka ndryshuar dhe gjatësinë e flokut, duke i prerë më shkurt. Tea ka publikuar video nga salloni, ku shihet e lumtur me ndryshimin e bërë.

 

 

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!