Nuk kanë të sosur hyrjet e reja në Për’puthen, pasi pasditen e sotme dy djem të rinj i janë bashkuar formatit. I pari quhet Shkëlqim Bega, 25 vjeç dhe është bòksier.
Ai dha një koment për secilën prej vajzave ndërsa është përlotur kur ka kujtuar nënën, të cilën e ka hùmbur që kur ishte fëmijë.
“Jetoj dhe punoj në Zvicër. Kam hobi motorat, makinat dhe udhëtimet. Arsyeja që kam ardhur këtu është se vizitoj shpesh babain tim se e kam pikë të dobët se atë kam”, tha Shkëlqim Bega.
“Vajzat në backstage i kam parë të gjitha, më folën. Sindi më duket vajzë e mirë, seríoze. Ledjana më pëlqen se merret me sport. Antonela më pëlqen se vishet me klas. Jasmina është tipi i motorave e makinave, adrénalinë. Sara më duket shumë lozonjare. Aristela duket e edukuar, flet aty ku duhet”, shtoi ai.
“Jam bipolar në shumë gjëra. Nënën nuk e kam. Prékem se është person që sado nuk është me ne fizikisht, shpirtërisht ndihet energjie. Kam qenë 8 vjeç kur e kam hùmbur nënën”.
“Duket sikur ka ndodhur dje dhe kam shumë zili për ata që e kanë nënën e babain që t’i vlerësojnë sa janë gjallë dhe në momentin që nuk e kanë, do bëhen pishman për cdo gjë që kanë thënë, për shumë gjëra që kanë bërë gabim”, përfundoi Bega.
Ndërkohë, konkurrenti i dytë quhet Ledjan Bregasi, është 27-vjeç dhe vjen nga Italia me profesion biznesmen.
Dy ditë më parë dy djem të tjerë iu bashkuan Për’puthen. Sajmiri dhe Eltoni, të dy 26 vjeç.
Sajmiri u shpreh se ka një biznesin e tij në Tiranë, ndërsa vajzat që i kanë pëlqyer më shumë janë Ledjana dhe Jasmina.
Ndër të tjera, konkurrenti i ri u shpreh se i pëlqen të bëjë show dhe se i pëlqen bota e televizionit, kështu që bëhuni gati për surpriza.
Konkurrenti i dytë Eltoni është trajner futbolli. Me origjinë është nga Kavaja, por jeton në Durrës.