Ndërkohë që ne mendojnë se Jasmina dhe Andi mund të dalin së shpejti çift nga “Për’puthen”, dyshja i ka surprizuar të gjithë së fundmi. Gjatë pjesës së parë të takimit të tyre, ata i bënë dhurata njëri-tjetrit, por më vonë Andi bëri një deklaratë të papritur.

Ai tha se nuk është i bindur për vendimin që mori kur u deklarua vetëm për Jasminën në emision. Gjithashtu, ai tha se ka nevojë për hapësirë dhe se ky vendim nuk ka lidhje vetëm me Jasminën, por edhe me disa gjëra personale.

Më vonë gjatë takimit, Jasmina i tha Andit se ushqimi që po konsumonin ishte i shijshëm, ndërsa biseda mes tyre shumë e shëmtuar. Në këtë moment djali nga Kosova u prek nga fjalët e saj dhe menjëherë u largua nga takimi. Këtë vendim ai e sqaroi më pas edhe në studio.

“Në pjesën e parë Jasmina më tha hajde futemi brenda se do sqarojmë disa gjëra, por kjo nuk sqaroi asgjë vetëm hëngri piu, kam qenë vetëm unë që fola gjithë kohës”, tha Andi.

Më pas u transmetua një pjesë pas largimit të Andit, ku Jasmina u shfaq si kurrë më parë e përlòtur.

“I kam thënë mos më lër vetëm dhe unë e gjej veten në një situatë që nuk e kam gjetur kurrë as jashtë dhe në asnjë vend”, tha Jasmina mes lòtësh.

Që Jasmina ka ndjenja për Andin, këtë e kanë kuptuar të gjithë, por edhe Andi ka qenë kurioz të dijë ç’mendim ka mamaja e Jasminës për të.

Gjatë takimit, Jasmina preferoi të mos ia tregonte, duke thënë se mamaja e saj ka mendim të mirë për Andin por ajo s’do që ta pranojë.

Mirëpo, vetë mamaja e konkurrentes ka folur së fundmi në videon live të së bijës, duke treguar mendimin për Andin që me siguri ai s’e ka pritur.

“Jasmina është number 1, Andi është plotësues.”- është shprehur ajo, duke shtuar “O Zot kjo do përdoret kundër”.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!