Prej disa kohësh në Kosovë ka nisur një emision i ngjashëm me formatin e “Përputhen”, i quajtur “It’s my love”, i cili në fakt në rrjet është cilësuar si versioni “low cost” i programit origjinal.

Pak ditë më parë, u konfirmua në media online se ish-konkurrentët e “Për’Puthen”, Ana Lleshi dhe Arsim Abdulli janë në një lídhje dashurie.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Ana në një intervistë për “Top Albania Radio”. E pyetur për raportin e saj me djalin nga Maqedonia, Ana u vendos në síklet duke pranuar “Ku ka zë, nuk është pa gjë”.

Duket se çifti ka vendosur të mos fshíhet më nga sytë e publikut dhe nëse më parë ruheshin mirë kur dilnin me njëri-tjetrin, tashmë s’e kanë aspak problem.

“Iconstyle.al” ka siguruar një foto të Anës dhe Arsimit në një ambient publik në kryeqytet, teksa pinin diçka e bisedonin me njëri-tjetrin, pa praninë e personave të tjerë.

Megjithëse nuk u futën njëkohësisht në “Për’Puthen”, ata gjetën mënyrën për t’u njohur së bashku e për të nisur një romancë kaq të përfolur në rrjet.

Mirëpo, s’e dimë ç’ka ndërmend të bëjë Ana, pasi drejtuesi i emisionit “It’s my love” në Kosovë, Kika, ka deklaruar se ajo do të bëhet pjesë e programit për çifte.

Në kërkim të famës, skàndaleve të radhës apo dashurisë së vërtetë? Këtë ende nuk e dimë dhe mbetet të shohim ç’do të ndodhë me marrëdhënien e saj me Arsimin.

Prej disa kohësh në Kosovë ka nisur një emision i ngjashëm me formatin e “Përputhen”, i quajtur “It’s my love”, i cili në fakt në rrjet është cilësuar si versioni “low cost” i programit origjinal.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!