Ballina Uncategorised PërPuthen/ Ana në një lidhje me Arsimin, ja faktet!

PërPuthen/ Ana në një lidhje me Arsimin, ja faktet!

Në fillim të muajit shkurt, emisionit “Për’puthen” iu bashkua një djalë i ri, Arsimi, i cili tërhoqi menjëherë vëmendjen e vajzave.

Ai ishte konkurrenti i parë me origjinë nga Maqedonia, por gjatë prezantimit të tij Arsimi tha se prej vitesh jeton e punon në Zvicër.

Mirëpo asgjë nga këto nuk ju tërhoqi më shumë vëmendjen vajzave se sa fakti që ai ishte baba i një djali.Arsimi tregoi se ai është baba i një djali 3-vjeçar të quajtur Lion. Madje ai zbuloi një tatuazh në krahun e tij, ku kishte gdhendur portretin e vogëlushit.

Arsimi tha se djali jeton me nënën e tij në Zvicër dhe se takohet me të vetëm gjatë fundjavave.

Pikërisht i vogli u bë shkak që Arsimi të lërë përfundimisht “Për’puthen”. Ai tha se do të largohet për shkak të disa arsyeve private.

I pyetur më tej nga Bora, ai tha se duhet të rikthehet në Zvicër për t’i bërë disa vizita djalit të tij.

Mirëpo, menjëherë pas largimit nga “Për’puthen”, ka marrë vëmendjen postimin i fundit i ish-konkurrentit në InstaStory.

Një vajzë i ka bërë një dhuratë kaq domethënëse Arsimit, një unazë që e ka lumturuar shumë.

Ai ka publikuar në InstaStory dorën e tij me unazën në gisht, teksa shkruan:

“Nuk ka rëndësi dhurata, por mundi.”

Burime ekskluzive për “Iconstyle.al” kanë treguar se vajza e cila i ka dhuruar unazën Arsimit dhe në fakt po jeton një histori dashurie është Ana Lleshi, ish-konkurrente e “Për’puthen”.https://www.photojoiner.net/image/JX9sj92B

Këto zëra i ka konfirmuar gjithashtu për “Iconstyle.al” opinionisti i emisionit, Meridian Ramçaj, i cili së fundmi ka zbuluar dhe të vërtetat e tij për prapaskenat e “Për’puthen”.

Madje, fotoja e fundit e Meridianit me Arsimin në llogarinë e tij në Instagram, është shkrepur nga Ana.

Jo vetëm kaq! “Pushimi” i Anës nga puna si pjesë e stafit të “Për’puthen” erdhi menjëherë me largimin e Arsimit. Duket se çifti ka vendosur ta jetojë prapa kamerave historinë e tyre të re.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Analiza e ‘dopingut’ ndaj Edi Ramës! Çfarë do të zbulojë?!

Edi Rama sipas të dhënave të dala nga numërimi i votave ka dalë fitues në garën e 25 Prillit, por krejt ndryshe nga një...

Shteti i Edi Ramës! Prokuroria: : Kultivimi i kanàbisit gjatë 2020 u rrit…

Pandemia gjatë vitit 2020 nuk ka ndíkuar aspak në rénien e aktivitetit të kultívuesve të kanàbisit. Izòlími nga Covid-19 duket se është shfrýtëzuar nga kultívuesit...

Plàs në ‘Open’! Endri Shabani largohet nga emisioni pas debàtit me Eni Vasilin (VIDEO)

Kreu i 'Nismës Thurje', Endri Shabani, është larguar nga studio e 'Open' në Top Channel mbrëmjen e sotme, pas një debàti me moderatoren e...

Çfarë ngjashmërie! E motra i feston ditëlindjen, ja urimi i Orindës për të (FOTO)

Ndoshta shumë prej jush nuk e dini por Orinda Huta ka një motër më të madhe. Ajo quhet Silvana dhe jeton në Irlandë. Sigurisht, nuk...

Rrëfimi prekës i djalit të Guljeljm Radojas: E shtyja…(VIDEO)

Aktori i njohur shqiptar, Guljelm Radoja, fatkeqësisht nuk arriti ta fitonte bétejën me Covid-19. Dy ditë pasi ishte shtrùar dhe ishte fùtur në intùbim në...