Flori Mumajesi dhe Tayna kanë bashkuar forcat për një duet, që me siguri do të jetë hiti i 2021-t! Menaxheri i vip-ave, Xhani Demika, tregoi se projekti i tyre është gati dhe zgjoi më shumë kuriozitetin e fansave me një postim në rrjete sociale.

“Nuk e di, kur të dalë 24 në 24 do e dëgjoj dhe pse e kam mësuar përmendësh.”- shkroi ai krahas postimit pa dhënë asnjë detaj më tepër.

Siç duket Flori dhe Tayna kanë dashur t’ua lënë fansave surprízë këtë projekt të shumë pritur, por “Prive” ka mësuar se nuk do të vonojë shumë. Kënga do të publikohet pikërisht për ditën e Shën Valentinit dhe ndoshta mund të lídhet me një histori të bukur dashurie. Madje Tayna na e ka zbuuar prej kohësh titullin e këngës, por ne nuk e kemi ditur.

Disa ditë më parë ajo publikoi në Instagram një foto shumë séksi, që e shoqëroi me mbishkrimin:

“Magdalena”. Pikërisht ky do të jetë edhe titulli i duetit që ajo do të sjellë me Flori Mumajesin.

Kujtojmë se gjithë vitin 2020, Flori e mbylli me një projekt të vetëm muzikor, “Dhemb”, një baladë e ndjerë dashurie që na i theu zemrat në mijëra copa.

Ndërsa Tayna në dallim nga Flori ishte shumë më shumë aktive në vitin që lamë pas.

Ajo publikoi 4 këngë të reja “Bass”, “Qe Qe”, “Johnny” dhe një super bashkëpunim me Mozzik, “Edhe ti”.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!