Saimiri dhe Meri janë çifti më i ri i ekranit. “Princi modern” zgjodhi modelen për ta pasur si partneren e tij të ardhshme.
E para që u njoh me vendimin e Saimirit ishte Generda. Saimiri e falënderoi atë për gjithë momentet e bukura dhe u shpreh se ai nuk ka ndjénja ndàj saj dhe se nuk mùndet t’i komandoj ato. Generda u prek dhe i uroi Saimirit rrugëtim të mbarë me Merin.
Ndërsa para se të surprízonte Merin me vendimin, Saimiri théksoi dhe njëherë se për të ka pasur më shumë se një pëlqim, që nga dita e parë që e ka parë.
“Kam pasur më shumë se një pëlqim ndaj teje që ditën e parë. Kemi pasur takimet më të bukura bashkë. Ishe vajza e vetme që më bëre byrek dhe takimi i fundit në Romë ishte për mua takimi më i bukur në Love Story.
Megjithatë kam pasur momente që kam menduar se ndoshta ne të dy kemi kërkesa të ndryshme nga jeta. Ti do të vazhdosh modelingun, unë dua një familje, ti do jetesën në Shqipëri, ndërsa unë në Gjermani.
Ti pyet veten pse ti them gjithë këto? Dhe përgjigja është që ti je e zgjedhura ime”, u shpreh Saimiri.
Meri u emocíonua shumë nga fjalët dhe më pas të dy shkémbyen puthje e përqafime me njëri-tjetrin.
Dyshja tashmë do të jenë çifti më i ri në showbiz, që gjithë historinë e dashurisë së tyre e përjetuan në ekran para syve të mijëra ndjékësve.