Komiteti Teknik i Ekspertëve ka bërë një mbledhje ditën e sotme dhe ka vendosur se çfarë do të ndodhë në vijim në vendin tonë në lídhje me masat kufízuese për pandeminë.
Duke parë zhvillimin e situatës, Komiteti ka vendosur që të mbéten në fuqí të njëjtat masa.
Edhe pse pritej që orari i kufízimit të ndryshonte nga ora 20:00 në 18:00, kjo gjë nuk ka për të ndodhur. Gjithashtu do të vijojë mësimi online në gjimnazet e vendit.
“Duket se situata në vend është delíkate një situatë që meriton vëmendje por duket se nga shifrat kemi një situatë të qëndrueshme dhe në ditët e fundit ka një téndéncë ulje të índíkatorit R nga 1.1 në 1.05. Màsat që u propòzuan para dy javësh kanë dhënë efòkt. Ne do të vijojmë të mbétemi aty duke i vlerësuar ngùshtësisht në kohë të shkurtër. Pra në màsat që vazhdojnë të mbéten në fuqi, është kufízimi i lëvizjes së qytetarëve në orën 20:00, mësim online në gjimnaze”, tha Mira Rakacolli.
E pyetur nga gazetarët në sallë rréth përgjigjeve për muatacíonet e koronavírusit, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha se ende nuk ka një përgjigje nga laboratori në Britaninë e Madhe.
“Është një vëmendje shumë e madhe e jona, po i ndjékim, kemi komunikime të vazhdueshme me laboratorin në Londër. Fatkéqësisht nuk kemi akoma një përgjigje. Jemi të gjithë tejet të interesuar. Nuk është një gjë që nuk vàret nga ne”.