Tashmë që “Love Story” është drejt fundit dhe shumë shpejt “princi i kaltër” do të zgjedhë vajzën me të cilën dëshiron të dalë nga programi, është menduar edhe për “Love Story 2”.

Moderatorja e emisionit, Alketa Vejsiu, ka treguar për “Daily Love Story” se programi do të rikthehet me një tjetër strukturë.

Në sezonin e dytë të këtij programi dating nuk na pret më vetëm një protagonist, por dy! Do të jenë një djalë dhe një vajzë. Secili prej tyre do të ketë 10 meshkuj (vajza) dhe 10 vajza (djali), për të zhvilluar takimet përkatëse dhe për të jetuar paralelisht “përrallat” e tyre të dashurisë.

Gjatë intervistës për “Daily Love Story”, Alketa ka treguar:

“Këtë sezon do doja të kishim pasur dy protagonistë, Saimirin nga njëra anë me vajzat dhe nga ana tjetër të ishte një vajzë me 10 djem. Kështu mendoj se do të jetë sezoni tjetër. Me një vajzë dhe një djalë në fron dhe secili do të ketë pretendentët e vetë.”

Sa e lumtur është me realizimin e spektaklit? Ajo u përgjigj:

“Mendoj se shoqëria shqiptare nuk ishte 100% gati për një format si ky, për ta pranuar si mentalitet. Jemi munduar të ruajmë elegancën dhe modelin e mirë të një show si ky. Ka shumë gjëra që mund të përmirësohen në edicionin tjetër dhe ne i kemi nxjerrë përfundimet tona.”Image result for alketa vejsiu saimir

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!