Disa ditë më parë Ledri Vula dhe Sara Hoxha udhëtuan për herë të parë si familje drejt Kosovës bashkë me të voglën e tyre, Poem Blu.

Pas lindjes prindërit e Ledrit nuk kishin mùndur ta takonin mbesën e tyre, ndaj para disa ditësh përgatitën një festë të madhe mirëseardhje për të.

Xheraldina Vula publikoi video nga shtëpia e tyre, e cila shihej e gjitha e zbukuruar me arusha dhe tullumbace për të mirëpritur më të voglën e familjes Vula.

Ata ndodhen ende në Kosovë dhe Shën Valentinin e kanë pritur pikërisht aty. Në ditën e të dashuruarve Sara nuk mund t’i bënte Ldedrit një dhuratë më të bukur se Poem Blu.

Prandaj për të uruar këtë ditë, Sara ka publikuar foton më të ëmbël të Ledrit dhe Poemës, që na vjen si kartolina më e bukur për këtë Shën Valentin.

Babë e bijë shihen pranë njëri-tjetrit, teksa në foto duket se fytyrat e tyre janë në sinkron, pasi të dy shfaqen me gjuhën jashtë.

“Dy të dashuruar për Shën Valentin pra. Gëzuar Shën Valentinin”, ka shkruar Sara përkrah fotos së tyre.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Sara zbuloi se emrin e vogëlushes, që i bëri kuriozë të gjithë pas lindjes, e ka zgjedhur ajo rastësisht nga një ndjekës i saj që ja ka sugjeruar në Instagram.

“Dua të shfrytëzoj rastin dhe të falenderoj personin, i cili kur kam bërë pyetjen për emër këtu në Instagram më ka sugjeruar emrin Poem. Nuk e mbaj mend kush eka qenë dhe më vjen keq për këtë gjë, por gjithsesi nëse e lexon këtë të falenderoj nga zemra”, ka treguar Sara gjatë një bisede virtuale me fansat në Instagram.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!