Fero dhe Arbenita i dhanë fund beqarisë pak ditë më parë, duke i thënë “PO” përgjithmonë njëri-tjetrit.

Dyshja publikuan foto nga ceremonia, që në fakt i habiti fansat e çiftit që u bë aq shpejt.

Mirëpo më pas u zbùlua se ata do të bëhen prindër për herë të parë dhe kjo i shpjegoi të gjitha.

“Iconstyle.al” siguroi një foto nga cerémonia e kurorëzímit të çiftit, ku Arbenita shfàqej me fustanin e kuq ngjítur pas trupit, tek i cili i dallohet qartë barku i rrumbullakosur.

Më vonë “Prive.al” zbuloi se dyshja e njohur do të bëhen shumë shpejt prindër të një vajze.

Gjithashtu është bërë e ditur se këto kohë, Arbenita po qëndron në Kosovë, ku edhe ka zhvilluar kontrollet rutinore për shtatzëninë e saj. Bebushja pritet të vijë në jetë brenda pak javësh dhe sigurisht do të ndryshojë plotësisht jetën e dyshes së njohur.

Ndërkohë deri më sot çifti nuk kishin reaguar në lidhje me këtë lajm, por Arbenita ka vendosur të thyejë heshtjen. Përmes një postimi në rrjete sociale ajo ka konfirmuar pritjen e ëmbël, duke shkruar: “Jam shtatzënë”.

Modelja ka publikuar për herë të parë edhe foto me barkun e rrumbullakosur, teksa shihet e veshur me një bluzë të thjeshtë dhe xhinse.

Për të festuar këtë lajm të madh ajo ka vendosur të marrë pjesë në një giveaway dhe të shpërndajë dhurata për fansat e saj.

Menjëherë pas konfirmimit, miqtë dhe fansat kanë nxituar ta urojnë Arbenitën për shtatzëninë.

Në sy bie dhe komenti i babait të ardhshëm, Feros, që ka lënë në postimin e partneres figurën e një fytyrë me sy me zemra.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!