Ka bërë xhiron e rrjetit lajmi se regjisori Altin Basha do të rikthehet në ekran me drejtimin dhe ideimin e një programi humoristik të quajtur “Kosherja” në televizionin Abc News.

Pas largimit nga Portokalli, Basha, bashkë me aktorin Bes Kallaku dhe moderatoren Jona Spahiu, do të vijë me një spektakël humori që sipas drejtuesve do të sjellë shumë në ekran.

Por ende pa nisur programi, një akuzë për vjédhje vjen nga revista Anabel. Anabel, revista online e drejtuar dhe thémeluar nga regjisorja Dalina Buzi, prej vitesh po sjell në tregun shqiptar prodhime origjinale në fushën e kinematografisë.Image result for altin basha kosherja

Një prej tyre është edhe projekti “Kosherja by Anabel”, një serial argëtues dhe edukues për fëmijët shqiptarë, në një kombinim interesant të teknologjisë dhe ndërveprimit njerëzor të të vegjëlve, raporton Dosja.al

Në një postim në Instastory, Anabel shkruan se Kosherja në Abc News është kopja e emrit dhe logos së tyre.

“Mirë Kosherja, që ne ok e kemi “by anabel” e këta jo, po me logon qenkan lodhur shumë! Mos janë të njëjtët që ia bënë TKOB! Nejse! Ishalla dalin shkëlqyer që të paktën të na nderojnë në search engine. Dhe në fund ta festojmë bashkërisht te një nga këto kosheret”,-shkruan Anabel në postim, ku bashkëngjítur është edhe logoja e programit Kosherja.

Ndërkohë që nga ana e Altin Bashës dhe stafit “Kosherja” nuk ka asnjë reagim deri më tani.Image result for altin basha Dalina Buzi

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!