Mozzik ka ndàrë në Instagram me ndjékësit e tij një këngë të re, të freskët fare.
Kënga nuk është realízuar as me videoklip e as nuk është publíkuar në ndonjë platformë, sepse është kapur dírekt nga studioja.
Ky projekt i ri muzikor i reperit mban titullin “Dikush i ka fàjet” dhe nuk mùnd të ishte më aktual se kaq.
Pak javë para zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, Mozzik ka publíkuar këtë këngë që flet për udhëkrýqin në të cilin ndodhen të rinjtë, të vazhdojnë të besojnë më apo jo tek politika.
“E kanë fitu me lùftë, po dojn me e hùp me laps/ Gjendja në Kosovë o shumë kòlaps/ Secili i kemi fàjet ka pak/ Po bjen shi, amo dielli del prapë/ Dikush i ka fàjet amo kush s’pe di/ Se di a e kemi na a këta në qeveri”, shprehet Mozzik në këngën e tij.
Reperi ka màrrë menjëherë mijëra komente pozitive nga ndjékës të tij, që e mbéshtésin në çdo fjalë të shkruar në këngë.
Nuk e dimë nëse këtë projekt Mozzik do e finalízojë me një videoklip apo do lançohet në platforma muzikore, sepse deri më tani ka pasur një “feedback” mjaft të mirë.
Kujtojmë se këto kohë Mozzik ka qenë shumë produktiv në muzikë, ku mùnd të përmendim si projektet e tij më të fundit “N’Tiranë” dhe “El Chapo” në bashkëpunim me vëllain e tij, Getinjo.
https://www.youtube.com/watch?v=B9AskihR654