Kantautori Kujtim Prodani ka ndërrùar jetë.
Këngëtari ishte prékur me Covid-19 dhe ishte shtrùar në spítalin “Shefqet Ndroqi”.
Madje vetë këngëtari ka postuar një foto sa ishte i shtruar.
Fundin e vitit të shkuar, i ndjeri e dha vetë lajmin përmes një postimi në Facebook, ku shkroi:
“Sa miq e sa të afërm na more, o flamë e keqe!”.
Lajmi i hídhur është konfirmuar nga të afërmit e tij dhe një dedíkim për të ka bërë dhe këngëtari Elton Deda i cili shkruan:
“Mossss! Pse o vellai jone? Cfare gezimi kishin bisedat me ty, miresia jote, zotnilleku jot, qytetari ideal…nuk e besoj dot. Nuk te them dot lamtumire…por do te te pres per nje birre kur te duash ti.”
Kujtim Prodani ishte një këngëtar i njohur dhe muzika ku ídentífíkohej më shumë ishte ajo e lehtë.
Nuk dihet ende nëse Prodani vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese.
Kujtim Prodani, 57 vjeç, do të mbàhet mend si kantautor i dhjetra këngëve të muzikës së lehtë.
Këngët e tij më të njohura ishin ‘I am from Tirana’, ‘Shpirt i Tràzuàr’, ‘Mikesha’ etj.
Ai do të mbahet mend për tekstet me kuptim të këngëve të tij. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!