Mirami dhe Albani kanë qenë gjithmonë një çift i bukur kopértinash, por që kur familja e tyre është zgjeruar, në fillim me Amelinë dhe së fundmi edhe me Duam, ata janë bërë imàzhi i pérsosur, sidomos për këtë stinë. Të veshur të katërt me të bardha, me dekorin festiv, duken si kartolina më e bukur e Kríshtlíndjeve.

Përpara këtij ímazhí ideja e intervistës na erdhi menjéherë: ky do të ishte një rréfim për fëmijët e tyre, një rréfim Kríshtlíndjesh, ku ata u tregojnë të vegjëlve përrallën e jetës së tyre.

Janë të gjitha pyetjet që Ameli mùnd të bënte për të dy (edhe në vend të Duam, që është më i vogël) dhe të dy prindërit janë përgjigjur pa rézérva, për të lénë nj ë rréfenjë të shkruar që fëmijët të mùnd ta lexojnë me shumë qejf kur të rriten.

Mami, unë që jam vajzë ngjàj me ty dhe Duam me babin? Si ke qenë ti e vogël? Po babi?

Shumë thonë që në pamje të parë dukesh si babi, por tani që po rritesh po mérr gjithmonë edhe më shumë nga mami. Kurse në karàkter je një gérshetim pérfekt i mamit dhe babit. Kur flasim për fëmijërinë e mamit dhe babit kuptojmë që kemi pasur shumë gjëra të përbashkëta. Kemi qenë të dy fëmijë shumë enérgjikë dhe kréativë. Na pëlqente arti, na pëlqénte të zbùlonim dhe të éksplòronim gjërat e reja.

Çfarë ju sillte Babagjyshi? Po ju, çfarë i kërkonit?

Babagjyshi na síllte màksimumi ndonjë çokollatë, kur ishim të vegjël. Por edhe kërkesat tona nuk ishin shumë të mëdha: një kukull Barbie, ose ndonjë makinë lodër. Brézi juaj i ka kërkesat më të mëdha. Por është bukur të kënaqemi, jo domòsdòshmërish me gjëra të mëdha, por me të gjitha ato që na bëjnë vërtet të lumtur.

Bënit gabime ju kur ishit të vegjël? Apo ishit fëmijë të mbàrë si ne të dy?

Bënim gabíme si çdo fëmijë tjetër. Një nga gabímet më të mëdha ishte që donim gjithmonë të luanim jashtë më shumë nga ç’na lejonin prindërit. Por sot po kuptojmë që është një nga gjërat më të shéndetshme që kemi bërë, ndàj dhe ju duhet të luani jashtë në natyrë sa më shumë me miqtë tuaj dhe ne nuk do t’ju qòrtojmë.

Kur ishit të vegjël, çfarë donit të bëheshit? Pse u bëtë këngëtarë?

Gjithmonë kemi ëndërruar botën e artit: skénën, muzikën, emocíonin. Si mami, ashtu dhe babi, që fëmijë pasíon kishin muzikën, ndàj në jetë duhet bërë ajo që të thotë zemra dhe pasíoni, aty ku ti ndihesh me të vërtetë i lumtur dhe i aftë, çfarëdo profesíoni qoftë ai.

Po nga ne të dy, kush mùnd të bëhet këngëtar kur të rritet? Apo nuk doni të bëhemi si ju?

Ne duam që ju të bëni çfarë t’ju dëshirojë zemra dhe mbi të gjitha çfarë ju bën juve të lumtur. Synimi më i madh në jetë është të ndihesh i lumtur dhe i plotésuar me veten, ndàj ne do t’ju mbështesim në çdo vendim që do mérrni në jetë. Nëse do t’ia dilni ta kthéni pasíonin në profesíon, do të jetë fati më i madh.

Kush nga ju ishte më i famshëm kur u njohët?

Njëri në Gjermani dhe tjetri në Shqipëri. Gjermania është pak më e madhe se Shqipëria, po s’ka gjë (qeshin). Shàka! Të dy të lumtur me atë që bënim dhe vazhdojmë të bëjmë ende sot.

Si u takuat ju të dy? Ratë në dashuri me shikim në parë? Kush foli i pari?

Patëm një koncert të përbashkët në Zvicër–Cyrih, ku edhe kishim lénë një takim për të folur për një duét të përbashkët, që ishte dhe kënga jonë e parë. Nga ai moment nuk u ndàmë më, dhe po, patjetër që ishte dashuri me shikim të parë!

Ishe ti mami si princeshat në përralla? A të ftoi babi në vallëzim si princeshë?

Babi ka qenë gjithmonë romantik. Në fillimet tona pas çdo koncerti, ai, edhe pse pa gjumë, mérrte gjithmonë avionin për në Gjermani për të qenë pranë njeri-tjetrit. Më bëri të ndihem princeshë kur u fejuam dhe kur u martuam, me surprízat që vetëm ai di t’i bëjë të tilla. Por dhe mamit i pëlqen shumë të jetë romanike e të vlerësojë detajet e bukura që i japin ngjyrë jetës.

A jetuat përgjithmonë të lumtur që nga ajo ditë? Apo ziheni ndonjëherë fshehurazi nesh?

Ne duhemi shumë, por edhe zíhemi ndonjëherë, ashtu siç zeméroheni edhe ju ndonjéherë me mamin dhe babin, por në zemër nuk ndryshon asgjë. E réndésishme është që ne e dimë gjithmonë kush jemi dhe sa vléjmë për njëri-tjetrin.

Po ne kush na kërkoi të vinim, mami apo babi?

Të dy ju kemi prítur me padùrim. Tani që keni ardhur në jetën tonë, kuptuam që nuk e kishim jetuar 100 për qind këtë jetë më parë. Me ju ne u komplétuam dhe i dhàmë arsyen dhe kuptimin më të fòrtë jetës.

Po sikur të ishim dy vajza ose dy djem?

Nuk do të ndryshonte asnjë gjë. Do t’ju donim njësoj, sepse gjínia nuk ka lídhje me dashurinë prindërore, që është e pastër dhe pa kùshte.

Çfarë mendonit ju kur unë Amelia isha te barku i mamit? A kishit fríkë?

Ti na ke frymézuar pafùnd, që në bark. Babi ka kòmpòzuar këngën “Dhurata” kur ti ishe në barkun e mamit dhe lëvizje duart e këmbët çdo herë kur babi i binte kitarës dhe këndonte. Fríkë nuk kishim kurrë. Vetëm emocíone të fòrta dhe dëshirën e madhe që ti të vije sa më shpejt në krahët tona.

Çfarë i rrit bebet?

Bebet i rrít një kombínim gjërash. Është mami dhe babi që duhet t’i japin shumë dashuri dhe ngrohtësi, është qumështi i gjirit që të jep mami për t’u bërë i fòrtë dhe i shëndetshëm në jetë dhe gjumi sa më i qetë.

Po ne, do rrimë gjithmonë bashkë?

Shpresoj të na e bësh këtë pyetje edhe kur të rritesh. Nëse na pyet ne, atëherë ne themi po, përgjithmonë. Por e réndésishme është që kudo ku jemi, në zemër e mendje, të jemi gjithmonë bashkë.

A bëhen të gjithë çunat ‘superman’-ë kur rriten?

Po, të gjithë bëhen ‘superman’-ë në jetën e tyre kur rríten dhe fillojnë edhe kujdésen për të tjerët. Ndihmojnë ata që janë në nevojë dhe kur bëhen bashkëshortë dhe baballarë të mirë, janë ‘superman’-ët më të fuqíshëm në botë, sepse janë ‘superman’-ët e familjeve të tyre.

Çfarë ju shqétëson ndonjéherë, por që nuk na e thoni kùrrë?

E vetmja gjë që ne duam mbi çdo gjë tjetër është shëndeti. Lutemi çdo natë që të kemi shëndetin mbi të gjitha dhe të jemi të qetë e të lumtur. Vetëm kështu mùnd të arrish të bësh gjëra të bukura në jetë.

Një motër tjetër apo një vëlla tjetër?

Për momentin na mjàftoni dhe jemi shumë mirë me ju të dy.

Kë doni më shumë nga ne? Mos doni Amelinë? Se vetëm ajo ka dalë në fotografitë e “Mimi”-t…

Ju duam të dyve njësoj, pa dàllim. Ti je ende i vogël për të pòzuar kaq bukur, siç bën Ameli, por edhe ty do të të vijë radha (qesh). Po mami, a mos do më shumë “Mimi”-n? Nuk pushon së foluri për të… “Mimi” erdhi e frymézuar nga ju. Ju jeni parajsa në tokë. Për “Mimi”-n ne flasim shumë, se e kemi krijuar me shumë pasíon dhe dashuri dhe kur ju të rríteni, do e doni po aq shumë.

Po ti babi, me çfarë po punon tani? Unë dua shumë një këngë të re…

Babi është frymézuar shumë këto kohë për të krijuar gjëra shumë të bukura, të cilat do t’i ndàjë shumë shpejt me të gjithë ata që e duan. Dhe unë do t’i kthéhem shumë shpejt sërish muzikës.

Po një tjetër këngë me mamin? Ato janë më të bukurat…

Jo vetëm një. Kemi plòt gjëra të bukura, që do të vijnë. 2021-shi do të jetë pa dískutim një vit shumë i mirë.

Edhe këngët që keni bërë për ne të dy janë shumë të bukura. Por tani, kur do bëjmë një klíp të katërt?

Kur të rritet Duami edhe pak, që të ecë dhe të performojë vetë.

Po ju, i keni shkruar letër Babagjyshit? Çfarë doni t’ju sjellë?

Ne duam nga Babagjyshi vetëm shëndetin dhe harmoninë në familjen tonë, ashtu si në të gjithë botën. Ka qenë një vit i vështirë dhe shpresoj që edhe Babagjyshi të na japë një dorë për t’iu rikthýer normalitetit.

A do vijë ai këtë vit?

Natyrisht që do të vijë. Ju jeni sjellë aq mirë këtë vit, sa jemi të bindur që ai ka përgatitur shumë dhurata të veçanta për ju.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!