Sikundër na kishte premtuar Olsi Bylyku ka publikuar pasditen e sotme këngën e tij të re.

Këtë herë ai vjen në bashkëpunim me artistin Engi, teksa projekti mban titullin “PPN”.

Kënga është ritmike, duke na rikthyer paksa atmosferën verore duke na fton të kërcejmë, sigurisht në shtëpi sepse kushtet e pandemisë nuk na e lejojnë festimin në lokale e vende të tjera.

Kjo këngë pason projektin veror të Olsit të titulluar ‘Diablo’ një këngë po ashtu super ritmike.

Ndërkohë, pak javë më parë, teksa ishte i ftuar në “Next” ai zbuloi se përveç këtij bashkëpunimi ka gati edhe një këngë tjetër, për të cilën nuk kemi ende detaje.

Prej tre javësh Olsi ka ardhur me emisionin e tij “Roped with Olsi” të trànsmetuar në kanalin e tij të You Tube.

Sigurisht, ky projekt karakterizohet nga humori dhe skeçet e tjera, teksa çdo javë orgànízohet një intervistë me një të ftuar, personazh publik.

Krah këtij projekti Olsi vjen çdo të shtunë në ekranin e televizorit me “Klanifornia”, duke dhuruar spektakël.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!