Dy ditë më parë bëri xhíron e rrjetit lajmi se reperi i njohur Majk dhe bukuroshja nga Kosova, Blerta Veseli, kishin nisur një romancë të re.
Gjithçka nisi pasi fansat vunë re postimet e njëjta në rrjete sociale, ku dallohej qartë se Blerta dhe Majk po darkonin së bashku.
Jo vetëm kaq, por reperi publikoi gjithashtu një foto të tijën në InstaStory-n e Blertës, ndàj fansat nisën të dyshòjnë se diçka po zíhet!
Për “Iconstyle.al”, Majk foli për herë të parë për marrédhénien e tij me Blertën, duke u shprehur se ata nuk janë në një lidhje.
Reperi tha se lajmet që kanë qarkulluar prej ditësh për ta s’janë të vërteta, por çifti i hodhi sërish benzinë zjarrit mbrëmjen e kaluar.
Si Majk, ashtu edhe Blerta, publikuan story nga i njëjti vend. Më saktë, nga shtëpia e Majk.
Me drita të fikura, ambíentin e zbùkùruar me dritat e festave dhe filma në televizor, ata duket se kanë kaluar mbrëmjen së bashku dhe kanë shtùar edhe më shumë dyshímet tek fansat.