Zyra e Koço Devoles në redaksinë e ‘Fiks Fare ‘është bosh. Por prezenca e tij është e gjallë me sendet personale.
Skaleta e Monitorimeve të datës 15 dhe 16 tetor, para se ai të shkonte në spítal për të mos u kthýer kurrë.
Syzet e tij, stilolapsi apo kamishat janë aty. Kolegët më tregojnë rutinën e asaj dite.Piu kafe të shoqëruar gjithmonë me cigaren e pandashme. La me detaje porositë për ditën e nesërme.
Pasi ishte ndjérë kéq mendonte të shkonte në spítal për një vizitë, dhe të kthéhej serish, por skénari këtë herë i doli jashtë parashikimit.
Koço Devole u diàgnostíkua me COVID 19, dhe vírusi tínzar i mori jetën.
Nuk harronte të komunikonte pothuajse çdo ditë në telefon me redaksinë, gatë kohës kur ishte i izòluar në inféktiv.
Në telefonatat e tij dëgjoheshin pùlsi dhe makineria e oksígjenit. Kolegët kujtojnë t’ju ketë thënë që pavàrësisht se mjékët e inkùrajonin ai në të vërtetë nuk ndihej mirë.
Cfrëë është ky dréq vírusi që po më mùndon kështu, përsëriste. Ndërkohë që deri në momentin e fundit, spítalin e refùzoi psíkologjíkisht dhe ka kërkuar me këmbëngùlje të dalë prej atje.
Koço Devole do të përcillet për në banesën e fundit nesër, më 10 nëntor. Emisioni ‘Fiks Fare’ sot më mbrëmje i kushtohet Koço Devoles.