Rrjetit social më të famshëm të momentit, “Tik Tok”, i është bashkuar së fundmi edhe një gazetari i njohur.
Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Arian Çani ka hapur profilin e tij zyrtar në rrjetin social “TikTok”.
Ai ka hapur një adresë me kërkesën e së bijës, Joanës, siç gazetari tregon:
“Unë s’marr vesh nga rrjetet sociale dhe Joana sapo më tha duhet të bësh një video ta hédhësh në TikTok se ke vetëm 5 abonentë”.
Teksa Çani filmon veten duke folur, e bija shkríhet së qeshuri me të dhe batutat e tij.
Në një tjetër video, Ariani dhe Joana bisedojnë për emrin që do t’i vendosin qenit, ndërsa të qeshurat e vajzës nuk pushojnë.