Modelja Adrola Dushi është shpërngulur prej disa kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetojnë familjarët e saj dhe ku ajo vetë ka vazhduar karrierën në modeling.

Megjithëse jeton jashtë një pjesë të madhe të kohës, asaj s’i ndàhet shpirti nga Shqipëria dhe kthéhet shpesh për të takuar miqtë apo të afërmit e saj, apo edhe për projekte ose intervista.

Këto ditë, Adrola ndodhet jashtë vendin dhe me gjestin e fundit që ka bërë rrugëve të New York-ut, ia ka bërë zemrat mal shqiptarëve.ADROLA DUSHI ❣️ Photo shared by ADROLA DUSHI on November 13, 2020 tagging @sellmakasumoviq, @kacilleshi, and @browsbyfjollaa. Image may contain: 1 person, closeup.

Bukuroshja ka pozuar me krahët hapur teksa mbante flamurin kuq e zi, ndërsa foton e publikuar e ka shoqëruar me një poezi të Fishtës:

“Edhe Hana do ta dije,
Edhe Dielli do t’ket pa,
Se perqark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija vend nuk ka.”ADROLA DUSHI 📸 @olsibeci 

Edhe Hana do ta dije,
Edhe Dielli do t’ket pa,
Se perqark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija vend nuk ka.

Gjergj Fishta Photo by ADROLA DUSHI in New York, New York with @olsibeci. Image may contain: 1 person, standing, on stage, child and outdoor.

Fansave i është bërë zemra mal nga ky veprim kaq patriotik, duke e quajtur Adrolën një shqipe të vërtetë!

“Hajde shqipeeee”- është komenti i Alaudin Samitit menjëherë pas publikimit të fotos.

Gjithashtu Taynës i ka pëlqyer shumë ky gjest, teksa ka komentuar disa emoji me sytë zemra.ADROLA DUSHI Pushimet ne Karaibe be like:
Hairstyle @kacilleshi 
Make up @sellmakasumoviq 
Brows @browsbyfjollaa Photo shared by ADROLA DUSHI on November 04, 2020 tagging @sellmakasumoviq, @kacilleshi, @browsbyfjollaa, and @sellmashop. Image may contain: 1 person, closeup.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!