Pasíoni rrjédh në gjàk, është i trashégueshëm dhe për këtë nuk ka pikë dýshimi!
Tuna dhe Tian sapo na e vërtetua këtë gjë dhe mùnd të themi se i vogli do të jetë shumë shpejt pasàrdhësi më i denjë i nënës së tij.
Këngëtarja ka postuar së fundmi në Instagram disa video, në të cilat Tian shihet duke kënduar.
Në fillim ai këndon “Baby Shark”, hiti më i famshëm për fëmije dhe më pas një nga këngët më të njohura të Tunës “Krejt m’u kanë pérzi”.
Këngëtarja ka treguar se e ka shijuar shumë këtë moment dhe se ka qeshur me lòt me mënyrën se si këndon i vogli.
Tian nuk arrin t’i shqiptojë ende mirë fjalët dhe kjo gjë e ka bërë Tunën për të qeshur.
Por përtej kësaj, duket se vogëlushi ka goxha talent dhe ndoshta në të ardhmen do të vendosë të ndjékë rrugën e nënës së tij.
Në fakt ne nuk besojmë që të ndodhë ndryshe, përderisa Tiani rrjedh totalisht nga një familje muzikantësh.
Përveç Tunës, edhe babai i Tianit, Patrisi punon si instrumentist, po ashtu xhaxhai i tij, Robert Berisha është këngëtar.
A duhen më shumë shembuj që Tiani të ndjekë rrugën si artist në të ardhmen?