Reperi i njohur, Stresi, nuk e ka fshéhur asnjéherë simpatinë e tij ndàj ish-kryeministrit të vendit, Sali Berisha.
Mbéshtétjen për liderin historik të PD-së, Stresi e vùlosi disa kohë më parë kur ka publikuar dy imazhe që datojnë nga viti 1997, kur Sali Berisha po mbànte fushatë para qytetarëve, e reperi atë kohë ishte vetëm 11 vjeç.
Reperi i njohur e ka uruar çdo vit publikisht Berishën e kështu ka bërë edhe ditën e sotme, pasi ai feston ditëlindjen.
Me një foto të tij të shpërndàrë në Instagram ku shihet me bashkëshorten Lirie Berisha, Stresi shkruan:
Shpresa vdés e parafundit, i fundit vdés ti! Qofsh i lumtur gjithmonë, u bëfsh 1000 vjeç! 76 si 46!
Vetë ish-kryeministri Sali Berisha ka ndàrë pas mesnate një foto në Facebook, ku falenderon Zotin, familjen e miqtë për këto 76 vite.