Shumë pak ditë i ndajnë tashmë reperin Ledri Vula dhe partneren e tij, Sara Hoxha, nga ardhja në jetë e bebushes.
Sara është në ditët e fùndit të prítjes së ëmbël dhe si dhuratë ende pa lindur, reperi do t’i sjellë të bijës një këngë të përgatitur plot dashuri.
Kënga e tij titullohet “Si baba” dhe do të lançohet mbrëmjen e sotme në orën 20:00, ndërsa ne jemi të gjithë sy e veshë dhe mezí po e présim!
Mirëpo, ardhja e bebushit duket se po sjell ndryshime të mëdha në jetën e çiftit.
Burime për “Prive” kanë treguar se Ledri dhe Sara po zhvéndosen drejt Gjermanisë, ku Sara ka jetuar prej kohësh.
Mësohet se partnerja e Ledrit do ta lindë atje bebushen dhe ende nuk dihet nëse kanë vendosur të jetojnë jashtë vendit, apo do të rikthéhen sërish në Kosovë.
Pas publikimit të këngës “Si baba”, Sara i ka premtuar ndjékësve se do të publikojë më shumë foto nga festa e babyshower-it që mbàjtën në oborrin e shtëpisë së Ledrit.