Prej muajsh Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë vendosur në qendër të mediave pas lajmit se do bëhen prindër për herë të parë.
Sara nuk është treguar àspak e kùrsyer në këtë periudhë të veçantë duke ndàrë me ndjékësit e saj në rrjetet sociale detaje nga shtatzënia, që nga këshillat te problemet shëndetësore dhe te fotot e bukur që nuk i kursen.
Ah, po! Edhe momente ‘funny’, si ky i fundit për shembull…
Sara ka postuar një foto në Instastory, ku shihet teksa po ha rrush, mirëpo po mbàn tasin mbi barkun e rrumbullakosur:
Ja një nga gjërat që do më mùngojë pas shtatzënisë,- ka shkruar ajo me humor.
Disa ditë më parë, çifti më IN i showbizit realízoi një super baby shower, me të ftuar figura publike, njëherazi dhe miq të tyre, duke festuar deri vonë me këngë e valle.
Ndërkohë, këtë javë reperi ka ndàrë në Instagram një foto të ekos, duke na paràlàjmëruar për një këngë dedikuar vajzës së tij që do publikohet më 10 tetor.