Së fundmi, këngëtarja e njohur shqiptare, Orgesa Zaimi ka vendosur t’i përgjigjet një sërë pyetjesh në llogarinë e saj në ‘Instagram’.
Një prej tyre që ka dalluar ka qenë ajo se çfarë mendimi gëzon Orgesa për reperin kosovar, Getoar Selimi.
“Që ka një grua të bukur jashtë dhe brenda”, është përgjigjur Orgesa krah postimit në ‘Instastory’, ku ka etíketuar edhe moderatoren, Marina Vjollca.
Orgesa i është përgjigjur gjithashtu një sërë pyetjesh të tjera duke treguar se si ia ka dalë të jetë pozitive gjatë gjithë kohës dhe të jetë po aq e suksesshme edhe në muzikë.
Shumë shpejt këngëtarja e njohur, Orgesa Zaimi do të vijë pranë publikut me një program për fëmijë në platformën dixhitale ‘Tring’.
Kujtojmë se sezonin e kaluar televiziv, Orgesa ka qenë pjesë e bàndës së muzikës në programin ‘Soiree’ në ‘Top Channel’, i cili për shkàk të pandémisë ndërpreu trànsmétimin.