Ledri Vula dhe Sara Hoxha, do të bëhen prindër së shpejti. Nuk ka kaluar gjatë nga festa e tyre së bashku me miqtë më të ngùshtë, ndërsa përmes ‘Instagramit’ Ledri, ka njoftuar se ata do të sjellin një këngë së bashku.
Sara, do të jetë pròtagoníste në klipin e këngës që pritet të publikohet orët në vazhdim.
Ai ka publikuar një foto së bashku me Sarën, ku ajo shfàqet me barkun e rrumbullakosur, vetëm me pantallona.
Në foto, në të cilën të dy qëndrojnë të zhvéshur në pjesën e sipërme dhe me pantallona xhins, Ledri mban dorën në barkun e rrumbullakosur të Sarës, ndërkohë që ajo e prék në qafë. Fotoja është intíme, e ëmbël dhe tepër sénsuale.
Ky padýshim do të jetë kujtimi më i bukur dhe ndër projektet më të veçanta, për çiftin më simpatik të showbizit por edhe për të voglën që do të vijë në jetë së shpejti.
Përmés atij postimi, Ledri bëri të ditur se kënga në fjalë do të publikohet nesër (e shtunë) në orën 20:00.