Sezoni i ri i Portokalli nisi me ndryshime të shumta, me mùngesa aktorësh dhe një regjisor të ri.

Pas 17 vitesh si udhëhéqës i spektaklit të humorit, Altin Basha dha dorëhéqjen pasi i ishin héqur shumë kompetenca. Vendin e tij e zùri Indrit Çobani, i cili është aktor në Teatrin Kombëtar, si dhe ka qenë regjisor i dhjetëra emisioneve televizive më parë.

Largimi i Bashës ishte vërtetë i bùjshëm dhe tashmë kanë nisur edhe íronítë nga të làrguarit e hershëm të Portokallisë.

Ka qenë Julian Deda ai i cili përmes një postimi në Instagram i ka hédhur një thùmb ish-regjisorit të spéktaklit të humorit.

“Bravo Altin, pas 17 vitesh éksperíencë pune si regjisor, më në fund ja arrite qëllímit, u bëre asistent regjisor. Hallall plako”, ka shkruar Deda në Instagram.

Débatet mes Julian Dedës dhe Altin Bashës kanë nisur shumë kohë më parë, që nga momemti kur nga spektakli i humorit filluan të largoheshin disa nga aktorët më të njohur. Para disa vitesh, Juli fàjësoi regjisorin për të gjitha làrgimet, duke u shprehur se kanë pasur pròbleme me të dhe njerëzit që i qëndronin Bashës afër.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!