Ardhja në jetë e një fëmije sigurisht shënon një ndër momentet më të bukura dhe dométhénëse për jetën, por duhet marrë parasysh edhe pérkujdési i madh që do t’i përkushtosh të voglit.
Ndaj tashmë gjithmonë e më shumë çiftet zgjédhin të stabílízohen fillimisht në jetë e më pas të mirëprésin fëmijë në familje.
Por, a mund të jesh vërtetë e lirë për fëmijën tënd edhe pasi ke vënë gjithçka tjetër në vijë?
Përgjigjen e kësaj pyetjeje e gjeni në videon e fundit të Klea Hutës.
Si një nënë e përkushtuar ndaj fëmijës së saj, moderatorja na ka treguar se Kridi është gjithmonë prezent pranë saj, madje ajo e merr me vete edhe kur ka punë apo ‘vizita’ për të bërë.
Së fundmi, Klea ka vizituar një mikeshë dhe nëse mendoni se i doli koha të shijojë kohë në shoqërinë e saj, e keni gabím!
Moderatorja u mor gjatë gjithë kohës me të voglin, për të cilin fíku edhe dritat për ta vënë në gjumë.
“Klea Huta na ka ardhë për darkë me demek. Bëj fëmijë i thanë, është qejf i thanë.”- shkruan mikesha krahas videos që s’do tjetër koment përpos këtij.
Mirëpo, ne vazhdojmë t’i qëndrojmë mendimit se asgjë nga këto nuk krahasohet me lumturinë që ndjén kur ke të voglin tënd në krah. Në fund të ditës, çdo gjë tjetër shumëzohet me zero. Apo jo?