Sara Hoxha dhe Ledri Vula orgànizuan një ‘baby shower’ për vajzën e tyre ditën e djshme në oborrin e vilës së familjes Vula.
Çifti mblòdhën miqtë dhe njerëzit e tyre më të afërt, e mes tyre nuk mùnguan as personazhet e njohur si Ermal Fejzullahu, Kida, Dhurata Dora etj.
Nga postimet në rrjete sociale duket se i madh e i vogël e kanë shijuar festën në maksimum, por gjyshja e Ledrit ka tërhéqur më shumë vëmendjen e të ftuarve.
Kjo e fundit ka kërcyer njësoj si më të rinjtë nën ritmet e muzikës moderne, por më e bukura nga të gjitha ishte surpríza që ajo kishte përgatitur për Ledrin e Sarën.
Gjyshja ka dalë para të gjithëve e ka kënduar një këngë dhe tekstin e ka bërë posaçërisht për nipin e nusen e saj.
Këtë moment specíal e ka ndàrë nëna e Ledrit, Xheraldina dhe përmes saj e kanë kuptuar të gjithë se nga e ka trashëguar reperi pasionin për muzikën.
Kujtojmë se Ledri jeton në të njëjtën shtëpi me prindërit dhe gjyshërit e tij, e me këta të fundit ka treguar se ka një raport shumë të veçantë.