Para një jave, dy kushërinjtë tepër të talentuar, Fifi dhe Ermal Fejzullahu, kanë sjellë një bashkëpunim, të titulluar “Përjetësi”.
Videoklipi i kësaj kënge ka një histori tepër interesante të një çifti të dashuruar dhe menjëherë pas publikimit, kënga ka marrë mijëra klikime në Youtube dhe prítet të bëjë nàmin këtë vjeshtë.
Mirëpo, e dini ju se Ermali i ka kthýer pas Fifit një këngë që ajo ia ka pròpòzuar disa kohë më parë?
Këtë e ka treguar vetë artisti në një intervistë për “Reload” në RTV Dukagjini këngëtari ka treguar se ajo këngë nuk ishte për ta.
“Ideja ka lindur shumë spòntanísht. Me Fifin kemi qëndruar bashkë nëpër xhíríme dhe emisione të ndryshme. Unë e vlerësoj shumë si vokal dhe tekst shkruese [Fifin]. Më ka thënë se kam dëshirë të bëjmë bashkë një këngë. Edhe unë i kam shprehur dëshirën për të bërë bashkë një këngë. Ma ka dërguar një këngë tjetër para kësaj. I kam thënë se kjo nuk është për ne. I kam thënë se duhet të bëjmë diçka që është më artistike dhe që do ta “shkrínim” në këndim. Jemi dakorduar dhe në momentin që ma ka dërguar tekstin e këngës “Përjetësi”, i kam thënë: Pikërisht kjo është për ne”.
Ndér të tjera, Ermali ka thënë se nuk ka qenë i motívuar që këtë verë të bëjë ndonjë projekt për shkàk të situatës me pandeminë.
“Këngën kemi pasur në plan ta publikojmë në muajin qershor. Unë i kam kërkuar Fifit ta shtýjmë publikimin por asaj nuk i është prítur. Pas një konsultimi që ajo ka pasur me menaxherin e vet, jemi dakorduar që ta shtýjmë publikimin deri më tani”.