Elita dhe Gjiko u ulën përbàllë njëri-tjetrit në emisionin NIN për t’i drejtuar disa pyetje njëri-tjetrit.

Moderatorja pyeti reperin se cili ka qenë i ftuari që ajo ka pasur më parë në emsion dhe atij nuk i ka pëlqyer, e që nuk do donte ta ftonte më.

“Milaim Zeka është shumë i réndë. Në emisione të tjera të shkojë, por tek gruaja ime jo!”, u përgjigj Gjiko.elita_rudi.png

Ndërsa për Elitën ka qenë e réndë të pranojë këngën “Trëndëlinë” të partnerit të saj. Kur u pyet nga Gjiko se cila është kënga që nuk i pëlqen prej tij, Rudi u përgjigj:

“Kënga ‘Trëndelinë’ ka qenë shumë e réndë për ta pranuar për burrin tim. Sidomos një pjesë ku thuhet, kur bëj dashuri me ty, mendoj për shoqen tënde. Veç unë se kuptoj këtë, ose s’mùnd ta pranoj. Nuk është se s’më pëlqen si këngë, por ndoshta është më e vështírë për ta përbàlluar”.

Elita pyeti Gjikon nëse ka ndonjë veprim që atij nuk i pëlqen nga mënyra se si ajo tràjton djalin e tyre, Zërin. Reperi tha se nuk ka ndonjë gjë që e írríton, por në vend të tij e kthéu përgjigjen Elita.

“Asdreni mendon që fëmijës nuk duhet t’i thuash jo, që s’duhet ta bësh këtë gjë. Ose vizatimet që bën Zëri nëpër shtëpi i kemi të ndàluar t’i fshíjmë, sepse ai është art. Dhe unë shkoj i fshíjë. Më thotë pse se lë të bëhet kreativ. Shtëpia e re është mbushur me vizatime, derisa të bindet Asdreni se duhet t’i fshíjë”, tha Rudi.

Në fund moderatorja e vendosi Gjikon në síklet se cila ka qenë vajza që i ka dhënë puthjen e parë, ndërsa ai u përgjigj duke qeshur se ka qenë i vírgjër kur është lídhur me Elitën.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!