Arbana Osmani prej kohësh ka zbùluar se kuzhina është një nga pasíonet e saj dhe para pak kohësh publikoi një libër me receta të shpejta gatimi.
Mirëpo duket se Arbana nuk është e vétmja në shtëpi që është e kujdésshme për këtë pjesë, sepse Eduarti e ka “sfíduar” me një recetë për 5 minuta.
Regjisori ka publikuar në Instagram një video në të cilën shihet duke ushqyer disa lepuj me misra. Kjo ka qenë receta e Eduartit për një super darkë të shijshme dhe i ka premtuar Arbanës se ditën e nesërme do t’ja çojë të gjithë lepujt në shtëpi për drekë.
“Arbana Osmani receta ime për 5 minuta për një super darkë. Nesër do t’i sjellë të gjithë për drekë”, ka shkruar Grishaj, duke e bërë këtë moment shumë qesharak.
Përgjigja e moderatores nuk ka mùnguar dhe duket se Eduarti i ka hapur punë me djalin, Jonin, pas kësaj videoje.
“Joni thotë na i sill të gjithë se do i mbàj te dhoma”, ka shkruar Osmani.
Arbana dhe Eduarti prej kohësh jetojnë në një shtëpi me djalin e moderatores dhe shumë shpejt do e zgjerojnë familjen e tyre me një bebush.
Brenda pak kohësh Osmani do të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë si fryt i dashurisë me regjisorin e njohur.
Kujtojmë se këto kohë Eduarti nuk ka qenë i praníshëm në Tiranë, pasi ka udhëtuar drejt Thethit për xhírimet e filmit të tij më të ri.