Pasi ishte prej ditësh kryefjala e mediave dhe emri i tij është lakuar goxha nga publiku shqiptar, reperi Capital T mori sërish vëmendjen me veprimin e fundit në Instagram javën që lamë pas.
Ai ka fshírë paprítur çdo postim në profilin e tij, teksa foto profili vendosi kopertinën e “Skulpturë”.
Ndonëse një veprim të tillë nga reperi e kishim parë edhe më herët, po pyesnim veten se çfarë fshíhet pas këtij vendimi të paprítur.
Por, hípoteza më e përhàpur e lídhte atë me albumin dhe kjo duket të ketë qenë e vërtetë.
Mbrëmjen e sotme reperi është rikthýer në Instagram, duke na rikujtuar se nga nesër, 1 tetor 2020, albumi do jetë në çdo platformë online.
Kujtojmë se albumi është i ndarë në dy pjesë dhe deri tani artisti ka publikuar vetëm pjesën e parë, e cila përbëhet nga 7 këngë: C’est la vie, DMP, Tu festu, Money, 600 PS, Flawless, Flex.
Pjesa e dytë përbëhet nga 8 këngë, 4 prej të cilave janë bashképunime me Dardan, Vig Poppa, Pronto Dinero dhe Mente Fuerte.
Ndëra 4 solot e tjera titullohen “S’kthehna”, “Fjalët e nanës”, “Demons” dhe “Braziliane”, që u publikua disa javë më parë.