Sot për këngëtarin e njohur të muzikës popullore, Bujar Qamili është një ditë e shënuar.
21 tetori është një ditë e veçantë për këngëtarin shkodran të muzikës popullore pasi është ditëlindja e tij.
Ai sot feston 57-vjetorin e lindjes. Muzika e kënduar nga “bilbili” shkodran është një nga më të preferuarat për publikun dhe daljet e tij në skénë príten térë kérshëri.
Ndërkohë këngëtari është pjesë intégrale e dasmave të të rinjve shqiptar, të cilët gjithnjë e më shumë zgjedhin atë në ditën e tyre të veçantë.
Çmimet që Bujar Qamili ka fituar gjatë karrierës së tij të gjatë artistike janë të shumta, si çmimi i parë te “Maratona e Këngës Popullore Shqiptare”, çmimi i parë te “Festivali Mbarëkombëtar i Këngës Popullore Shqiptare”, Diskun e Artë të Këngës Popullore Shqiptare, titullin “Këngëtar i Urdhrit Naim Frashëri i Artë”, ‘Mjeshter i Madh’ etj.
Gjithashtu kujtojmë që projekti i fundit i sjellë nga këngëtari është “Goca gjithë lezet”.